Transmetuar më 16-06-2021, 20:55

Një grua në Itali humb jetën për shkak të një foto-selfie.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Sondrio në Lombardi, ku gruaja ka humbur jetën pasi rrëshkiti në ujvarën e Acquafraggia. Më datë 13 qershor si pothuajse çdo ditë gjatë verës, kjo zonë është në fokus të turistëve që e vizitojnë veriun e Italisë.

Një zonjë 42-vjeçare, në përpjekje për të realizuar foton perfekte, kaloi kufirin e sigurisë dhe rrëshkiti brenda pak sekondash, duke rënë nga një lartësi prej 7 metrash, shkruajnë mediat italiane.

Ajo humbi jetën menjëherë, ndërsa i fejuari i saj që ra duke u përpjekur ta ndihmojë duke i zgjatur dorën, është shtruar me urgjencë në spital dhe ka pësuar fraktura të rënda.