Transmetuar më 17-06-2021, 18:16

Familja e Yehuda Devir nuk është një fenomen i ri në Instagram. Ai është një ilustrues dhe ka kaluar vite duke vizatuar momente të jetës me gruan e tij Maya.

Para disa kohësh ata njoftuan se do të ishin prindër dhe ndjekësit e tyre u bënë në vijim dëshmitarë të momenteve të vështira dhe të lumtura të shtatzënisë, por edhe sesi ata kanë jetuar këtë periudhë duke u kujdesur për një vajzë që u erdhi në jetë.

Teksa në tetor ata njoftuan se do të ishin prindër për herë të dytë dhe Yehuda, u mor sërish me shtatzëninë e gruas së tij duke shpërndarë vazhdimisht imazhet në llogarinë e tij në Instagram.

Ushqyerja, ndjenja e vazhdueshme e rëndesës fizike, zhgënjimi që rrobat nuk i përshtaten trupit ose fakti që i thotë vajzës së saj se do të bëhet me motër janë disa nga ilustrimet e preferuara nga ndjekësit.

Këtu është një përmbledhje e kësaj faze të re të jetës me të cilën përballen Yehuda, Maya dhe Ariel.