Transmetuar më 18-06-2021, 15:53

Ditën e parë të fundjavës, e shtunë, vendi parashihet të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti do të nisë i kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës që do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.