Transmetuar më 19-06-2021, 15:07

Shqipëria është përfshirë nga temperatura të të nxehtit afrikan, që pritet të kalojnë mbi 40 gradë.

Sot vendi është përfshirë nga temperatura të larta gjatë ditës pasi ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike në sajë të vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër.

Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.

Era do të fryjë me drejtm verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, dhe në bregdet deri në 7m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Mbrëmjet në vijim pritet të jenë të freskëta.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 14°C deri në 32°C zonat e ulëta 14°C deri në 36°C zonat bregdetare 15°C deri në 34°C

Moti do jetë i favorshëm për pushuesit në bregdetin e Jonit dhe Adriatikut, por paralajmërohet kujdes i veçantë pasi temperaturat do të jenë mbi normën e caktuar.

Kjo javë pritet të jetë edhe java më e nxehta e kësaj vere. Po ashtu edhe muaji korrik do të fillojë me temperatura të larta 39-40 gradë celcius.