Transmetuar më 20-06-2021, 22:31

Një ngjarje e tmerrshme raportohet nga Itali, ku një person pasi ka vrarë gruan e tij ka tentuar të vrasë edhe djalin.

Sipas mediave vendase, një emigrant meksikan, Jaime Moises Rodriguez Diaz, 41 vjeç, pasi ka vrarë gruan ka tentuar të vrasë djalin e tyre 18-vjeç.

“Nënën ta vrava, tani e ke radhën ti”, mësohet t’i ketë thënë Diaz të birit, para se të tentonte të mbyste djalin me një rrip najloni.

Policia njofton se Diaz, e shoqja dhe djali, kishin një muaj që kishin shkuar në Itali.

Ai punonte në një kompani vendase, ndërsa mësohet se gruan, Silvia Susana Villegas Guzman e vrau me thikë për faktin se dëshironte të ishte ai zëri autoritar në shtëpi.

Burri është arrestuar dhe pritet të dalë përpara togave të zeza, për të mësuar dënimin e tij.