Transmetuar më 24-06-2021, 15:48

Dëshironi pushime relaksuese por tempeaturat e larta ju pengojne?Ja dhe zgjidhja juaj.Në valën e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë, Korça renditet si qyteti më i freskët.

Temperatura arriti 34.2 gradë por pavarësisht kësaj, kjo është e pazakontë për banorët e Korçës, çka ka bërë që prej mëngjesit ata t’i drejtohen parqeve dhe lulishteve të qytetit.

Për t’i shpëtuar të nxehtit ishin të shumtë të moshuarit dhe fëmijët iu drejtuan parkut Rinia për të qëndruar në freskinë e pemëve apo për të luajtur ndërsa tregojnë se për Korçën, temperatura të tilla janë të pazakonta.

Ndërsa fundjava po afron dhe destinacionet e gjelbra janë më të rekomanduarat për të shmangur të nxehtin, fshatrat turistike të Dardhës e Voskopojës janë rezervuar 60% ndërsa fluksi pritet të rritet në fundjavë.