Transmetuar më 01-07-2021, 02:16

Petro Koçi, kryetar i Partisë Socialiste të Vërtetë PSV 91, është shkarkuar të mërkurën nga detyra pas shtatë vitesh që mbante postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Koçi, aktualisht 60 vjeç, ka një karrierë të pasur politike.

Ai ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë për tre legjislatura, në vitet 1997 – 2009.

Z. Koçi ka mbajtur gjithashtu edhe postin e ministrit të Rendit Publik në vitet 1998-1999.

Në vitin 2009 kur PS e kishte marrë në kontroll Edi Rama, Petro Koçi e kundërshtoi dhe u largua nga ajo parti duke krijuar PSV91. Kjo forcë politike arriti të kishte shpejt ndikim në elektorat.

Megjithatë në 2013 kur qeverisja u mor në dorë nga Edi Rama, Koçi kishte nisur riafrimin me PS dhe i shërbeu sërish duke u shpërblyer më tej me postin e zv ministrit që e mbajti për shtatë vjet, si rrallëherë ndonjë zëvendëministër tjetër. Edhe partia që krijoi u vu në dispozicion të PS derisa u shua plotësisht.

Nuk është e qartë përse Koçi u lirua nga detyra. /noa.al/