Transmetuar më 01-07-2021, 19:55

Dita e garave me makina në sheshin “Nënë Tereza”, u shënua sot në Tiranë, ose siç njihet ndryshe “Auto Drift”.

Të apasionuarit pas makinave sportive e kthyen sheshin para Universitetit Politeknik në njëlloj piste si të Formula 1.

Xhirimi i gomave, kthesat e forta që merreshin në vend nga shoferët, adrenalina në maksimum.

Tërë ky “koktej” emocionesh të forta bënë që të harrohet sadopak vapa e madhe në kryeqytet.

Nuk kishte shumë rëndësi se cili ishte fituesi, por “sfilimi” i makinave të ndryshme dhe i “pilotëve” të tyre, që dhuruan spektakël me manovrime tejet ekstreme për kushtet ku duhej ta dëshmonin veten si njëlloj “Shumakeri” shqiptar….

Detaji interesant, përveç “djegjes së gomave” në asfaltin e nxehtë të makinave të markave të ndryshme, ishte targa e njërës prej automjeteve të garuesve, që entuziasmoi fort të rinjtë kureshtarë, në rolin e spektatorëve.

Makina me mbishkrimin “Hasi” kishte zgjedhur në vend të targës, tekstin “F**k Covid”, si një mesazh për ta përzënë virusin e rrezikshëm që ka gjunjëzuar botën prej gati 2 vitesh, duke marrë deri tani rreth katër milionë jetë njerëzish në botë dhe të paktën 2456 edhe në vendin tonë. /alfredi/noa.al