Transmetuar më 07-07-2021, 16:17

Parlamenti zgjodhi sot Armela Krasniqin si kryetare të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Për Krasniqin votuan pro 83 deputetë në Parlamentin me 122 deputetë.

Armela Krasniqin është aktualisht drejtore e agjencisë shtetërore të lajmeve atsh.

Më herët ajo ishte në vitet 2013-2017 drejtore e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri.

Nga viti 2005 deri më 2013 ajo ishte zëdhënëse e Partisë Socialiste. /noa.al