Transmetuar më 08-07-2021, 13:26

Lëvizja kundër vaksinimit në Greqi po bëhet gjithnjë e më e fuqishme, pak ditë pasi qeveria shpalli vendimin për ndarjen e restoranteve në vende për të vaksinuar dhe hapësira "për të tjerët", në përpjekje që qytetarët të vaksinohen.

Përmes grupeve të mediave sociale, qytetarë të shumtë që janë kundër të tilla vendimesh, po u bëjnë thirrje njerëzve të bojkotojnë lokalet dhe dyqanet që do të pranojnë vetëm njerëz të vaksinuar, ndërsa në të njëjtën kohë promovojnë teoritë e tyre joshkencore, të "spërkatura" me një dozë nacionalizmi, teorish konspirative dhe maskofobie.

Një shembull tipik është grupi "Dyqane pa një tas" në Facebook, i cili u krijua më 27 qershor dhe tani ka mbi 100 mijë anëtarë. Ata nuk pajtohen me masat e reja të qeverisë, duke argumentuar se ato "ndajnë" botën dhe krijojnë një fokus "me dy palë", duke theksuar se këtu po luhet me jetesën e njerëzve.

Dhe ndërsa fillimisht u botua një "listë e zezë" me dyqane që do të pranojnë vetëm klientë të vaksinuar, tani është vërejtur dukuria e kundërt: një pronar dyqani në lagjen Peristeri në Athinë, njoftoi publikisht se njerëzit e vaksinuar nuk do të lejohen të hyjnë në njësinë e tij.

Me fotot që ai ka postuar në profilin e tij në Facebook, si dhe në grupin "Dyqanet pa tas", pronari i dyqanit njofton se të vaksinuarit nuk lejohen të hyjnë në ambientet e brendshme të lokalit të tij.

Në fakt, në postimin që shoqëron fotot me ndalimin e personave që janë vaksinuar, ai thotë si vijon: "Restoranti i parë në Greqi, i cili lejohet vetëm për qytetarët e pavaksinuar dhe për përdorimin lirisht të hapësirës së brendshme. Sepse duhet të ketë barazi në shoqërinë tonë."

Në të njëjtin grup, disa po shfrytëzojnë rastin për të reklamuar dyqanet e tyre, duke deklaruar se ata vetë nuk do të ndahen në të vaksinuar dhe jo të vaksinuar.

Nga 15 korriku, masat e reja do të aplikohen në bare dhe restorante, me ambientet e brendshme të ndara në zona të pastra (vetëm për të vaksinuarit) dhe të përziera.

Në të njëjtën kohë, të pavaksinuarit do të duhet të sigurojnë një test negativ të koronavirusit (vetëm molekular ose i shpejtë, jo vetëtest) përpara se të hyjnë në ndonjë dyqan. Kështu nëse një qytetar do të futet në një lokal, nëse nuk është i vaksinuar duhet të bëjë një tampon PCR ose rapid test, ndërsa nuk lejohen testet që bëhen vetë. Pasi ta paraqesë këtë dëshmi ai mund të futet në lokal.

Qeveria dha sinjalet e para të dorëzimit orët e fundit kur tha se do ta rishikojë vendimin që ri