Transmetuar më 10-07-2021, 14:03

Një person i moshuar është gjetur pa shenja jete sot në një motel pranë autostradës Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Prugovc.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje rreth moshës së saktë të viktimës apo rrethanave në të cilën personi ka humbur jetën.

“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Borovci ka shtuar se lidhur me rastin policia ka nisur hetimet dhe për momentin e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.