Transmetuar më 11-07-2021, 08:44

Disa video të bëra publike në rrjetin social “Tik-Tok” ku pretendohet se vaksina Pfizer ose Moderna shkakton rritje të gjinjve, kanë shkaktuar shqetësim tek gratë.

Në një artikull nga prestigjiozja “New York Times”, ekspertët thonë se në këto raste kemi të bëjmë me zmadhim të nyjeve limfatike.

Në rastet e tjera, ato mund të jenë shenjë e hershme e kancerit, por në rastin e kryerjes së vaksinës, ka një tjetër shpjegim që fatmirësisht nuk ka lidhje me kancerin.