Transmetuar më 11-07-2021, 21:23

Një grua në Britani mbeti pa fjalë kur mësoi nga gjinekologu i saj se ishte shtatzënë me një fëmijë të dytë, ndërsa ajo ishte tashmë shtatzënë me të parin.

Ky është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë, pasi është vetëm rasti i 14-të i regjistruar në botë, raporton noa.al.

"Ekografitë e para treguan vetëm Noen e vogël. Pastaj unë bëra testin e ultrazërit që planifikuar në javën e dymbëdhjetë dhe aty u shfaq një fëmijë tjetër, ishte një vajzë që i vumë emrin Rosellie" ishin fjalët e nënës Rebecca Roberts.

Sipas gjinekologëve, veza ishte fekonduar dhe implantuar gjatë ovulimit të parë.

Sidoqoftë, për ndonjë arsye të pashpjegueshme, nëna ovuloi përsëri gjatë të njëjtit cikël, prandaj binjakët kanë 21 ditë distancë kohore.

Babai Reese Witherspoon u befasua në fillim dhe mendoi se gruaja e tij po bënte shaka.

“Ajo më dha pamjet e ekos dhe më tha se prisnim binjakë. Gjatë gjithë shtatzënisë ajo bëri shaka se do të kishim binjakë dhe unë nuk e besova. Fundja as ajo nuk e dinte dhe nuk ia priste mendja. Ndaj nuk e besova as kur më tha çfarë kishin zbuluar mjekët.

Por kur pashë fotografitë dhe vura re një shenjë shumë të vogël që tregonte fëmijë të dytë, atëherë u binda".

Shijoni fotot e bebeve që tashmë e kaluan vitin e parë të jetës.

/noa.al