Transmetuar më 12-07-2021, 20:34

Epidemiologu Taulant Muka, përmes një lidhjeje të drejtëpërdrejtë me emisionin "Me Xhaxhiun" në FaxNews, foli rreth rrezikshmërisë së variantit "Delta" të Covid-19 dhe simptomave që mund të na bëjnë të kuptojmë nëse jemi mbartës të tij apo jo.

Muka u shpreh se për ta dalluar nëse kemi një ftohje nga kondecioneri apo nëse jemi infektuar me variantin Delta, diferencën e bëjnë simptomat tipike të Covid-19 si humbja e nuhatjes apo shijes.

Megjithatë epidemiologu theskson se të dhënat vijnë nga studime jo fort të mirëoragnizuara ende.

“Nuk është se simptomat ndryshojmë shumë nga variantet e reja që kanë ekzistuar.

Të dhënat vijnë nga studime jo shumë të mirëorganizuara. Në këtë aspekt unë nuk besoj se ndryshon në kontekstin e simptomatologjisë tipike të Sars Cov2 që në fund të fundit është e ngjashme me simptomatologjinë gripale, por që ajo që e bën diferencën është humbja e nuhatjes apo shijes për disa persona dhe në këtë kontekst është me vlerë për të përmendur se ftohja mund të ndodhë edhe për arsye të tjera që nuk ka të bëjë me Sars Cov-2-shin.

Edhe në Shqipëri që përdoren shumë kondicionerët është e natyrshme që të ndodhë.

Ajo që duhet të na bëjë të kujdesshëm është kur kemi qenë rast kontakti i një personi të konfirmuar pozitiv ose një grupmoshe që është më e rrezikuar se të tjerat për të patur komplikacione të sëmundjes‘, tha Muka.