Transmetuar më 12-07-2021, 20:58

Vajza e komedianit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, Ajka, mbush sot 3 vjeç.

Për këtë ditë të shënuar, çifti ka zgjedhur një destinacion që shumë e ëndërrojnë të shkojnë.

Të tre ndodhen në Disneyland, Paris, ku Xhensila ka publikuar foto gjatë qëndrimit e atje.

Ndërkohë Besi ka postuar një foto kur Ajka ishte një bebe e porsalindur dhe shkruan se këto 3 vite jeta ka marrë kuptim për të.

“3 vite nga dita e lindjes tende, 3 vite nga dita sikur kam ardhur njësh me ty ne jete pasi jeta dhe fryma morën kuptim atë dite, pikërisht. 3 vite ne hirin e plote te dashurisë!”-shkruan Besi.