Transmetuar më 13-07-2021, 17:16

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 1915 testime, 1 të shëruar dhe 11 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 1915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 11 qytetarë në këto bashki:

Tre raste në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Tepelenë.

Aktualisht janë 99 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Është shëruar 1 qytetar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,053 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Korrik 2021) Raste të reja ditore 11 Të shëruar në 24 orë 1 Të shtruar në spitale 8 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 1915

Testime totale 839,303 Raste pozitive 132,608 Raste të shëruara 130,053 Raste Aktive 99 Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 40 Elbasan 13 Fier 10 Vlorë 9 Korçë 8 Shkodër 6 Lezhë 5 Durrës 4 Kukës 2 Gjirokastër 2