Transmetuar më 13-07-2021, 17:54

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me kokainën e sekuestruar sot në Portin e Durrësit.

Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se rreth 14 pako me kokainë janë kapur në një kamion që vinte nga Ekuadori.

Mësohet se kontenieri me banane ishte në emër të kompanisë "Alba Exotic fruit", me seli në Kombinat, Tiranë.

Kjo kompani operon  në treg që nga viti 2011, ndërsa pronarë të saj janë Eduart Dauti dhe Barjon Gumeni.

Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar dhe janë duke u marrë në pyetje dy persona dhe aktualisht po zbrazet sasia e bananeve.

Dy të ndaluarit nga policia janë Barjon Gume dhe Jurgen Osmani, punonjës të kompanisë “Alba Ekzotik Fruits”.

Kujtojmë se më herët, gjatë kohës që gazetarët po filmonin sasinë e kokainës së sekuestruar, policët u kanë fshirë të gjitha pamjet gazetarëve dhe operatorëve që kishin shkuar për të raportuar atë se çfarë po ndodhte.