Transmetuar më 13-07-2021, 20:13

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha mbrëmjen e djeshme kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre 17-vjeçare.

Çifti kanë bashkë një vajzë, Herën, por vendosën vetëm tani për një ceremoni private ku mblodhën të afërmit dhe miqtë e ngushtë.

Rezarta e dha lajmin pak ditë më parë, duke zbuluar se data e madhe do të ishte 12 korriku i këtij viti.

Ceremonia është mbajtur dje dhe këngëtarja ka ndarë disa momente në profilin e saj në Instagram.

Në një prej postimeve shfaqet Ermali me të ëmën. Këtë video Rezarta e ka mbishkruar me fjalët:

“Një princ rritet nga një mbretëreshë.”