Transmetuar më 13-07-2021, 21:14

Disa pamje të postuara në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë së Bujqësisë së Bujqësisë, por edhe të vetë ministres Milva Ekonomi, për vizitën e kësaj të fundit në QTTB Lushnjë (Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore) ngrenë dyshimet se në serat e këtij institucioni mund të ketë dhe disa bimë të dyshimta.

Në videon më lart, në sekondat 36-37, në krah të domateve dukej një rresht me bimë, identike me kanabis sativa. Alert.al që publikoi i pari këtë raport thotë se, ka kërkuar një sqarim nga ministria e Bujqësisë dhe jo vetëm që nuk mori përgjigje, por video e publikuar më herët u hoq, u modifikua dhe pamjet e “kanabisit” u hoqën.

Sipas të njëjtave burime që citon edhe agronomë, njohës të fushës, bimët janë të ngjashme me kanabisin ose të kërpit industrial.

Duhet të ishte Ministria e Bujqësisë që të sqaronte gjithçka dhe mbi të gjitha përse e modifikoi videon e parë?