Transmetuar më 14-07-2021, 21:53

Aktorja Rudina Dembacaj është gjithmonë e hapur për t’iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram.

Në një bisedë të fundit me ta ajo ka zbuluar se do të bëjë sërish dasmë, teksa e konsideruar martesën si “vesin e saj më të keq”.

“Martesa është vesi im më i keq, po planifikoj dasmë prapë”,- u shpreh moderatorja, gjatë një pyetësori me ndjekësit në Instagram.

Ajo u shpreh se gjithashtu po mendon seriozisht të zgjerojë familje me bashkëjetuesin e saj, Mark Frrokun, pasi kjo është një dëshirë jo vetëm e ish-deputetit por edhe e vajzës së saj Vikit.

“Nëse Viki do që të bëhet me një motër cili do të ishte emri i saj. Po për një vëlla?”- e pyeti një prej ndjekësve.

“Nuk e di fare! Thjesht mendoj se duhet të mendoj seriozisht për një bebe, jo vetëm Marku, tashmë ma kërkon edhe Viki,”- u përgjigj Rudina Dembacaj.

Moderatorja foli edhe për pushimet, teksa tregoi se do t’i shoqërojnë edhe fëmijët e partnerit të saj.

“A do të ikësh me pushime me vajzën, burrin dhe fëmijët e tij? Ku mendon se do ikni?”– ishte një tjetër pyetje që iu drejtua.

"Po patjetër, mezi pres me thënë të drejtën”- përfundoi Rudina Dembacaj.