Transmetuar më 15-07-2021, 08:47

Pandemia e koronavirusit vazhdon. Qeveria e Izraelit ka vendosur të administrojë dozën e tretë të vaksinës Pfizer për të sfiduar variantin Delta, i cili është më ngjitës dhe vdekjeprurës. Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë specifikoi se njerëzit me imunitet të kompromentuar, ata që kanë bërë transplantime të zemrës, mushkërive, mëlçisë, palcës së kockave ose veshkave do të duhet t’i nënshtrohen dozës së tretë.

Për më tepër, doza e tretë mund të administrohet edhe nga ata që kanë qenë ose janë ende duke kaluar nëpër lloje të ndryshme të trajtimeve onkologjike. Ekspertët i këshilluan të gjithë të marrin dozën e tretë të vaksinës, tetë javë pas të dytës. Përveç kësaj, është mirë që personat me imunitet të dobësuar të vazhdojnë të mbajnë maska, të ruajnë distancën e duhur sociale edhe pas përfundimit të procesit të vaksinimit. Izraeli është vendi i parë në botë që miraton dozën e tretë të vaksinës Covid-19.