Transmetuar më 15-07-2021, 08:54

“Gangnam Style” është ndaluar në Korenë e Jugut. Arsyeja? Kënga e publikuar më 2012, por që u bë një hit i vërtetë me kalimin e viteve, mund të përhapë Covid-19. Vendimi për ta pezulluar këtë këngë në mjedise të caktuara u mor pas të dhënave më të fundit mbi epideminë, të cilat janë shqetësuese për shkak të përhapjes së variantit Delta.

“Gangnam Style” nuk do të mund të transmetohet më në qendrat e fitnesit të Seulit, pasi ajo këngë, nën masat kufizuese të ndërmarra nga bashkia e kryeqytetit, të cilat do të zgjasin dy javë, “ka një ritëm prej më shumë se 120 rrahje në minutë".

Në zbatim të kufizimit të lartpërmendur, palestrat nuk do të jenë në gjendje të transmetojnë muzikë me një ritëm më të lartë se 120 rrahje në minutë, për të kufizuar rrezikun që ata që stërviten mund të "marrin frymë shumë shpejt", ose të përhapin djersë te njerëzit e tjerë gjatë ushtrimeve në grup.