Transmetuar më 15-07-2021, 12:25

Më 9 shtator pritet të mblidhet Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë që shumë pikëpyetje nga ngritur në lidhje me faktin se presidenti Meta mund të bëhet pengesë në mandatimin e kryeministrit Edi Rama, kjo nisur nga konflikti mes palëve dhe mbi të gjitha duke parë precedentët e ndodhur me rastin Gent Cakajt dhe Sandër Lleshajn. Meta atë kohë refuzoi dekretimin e Cakajt dhe e vonoi firmosjen e caktimit të Lleshajt si ministër të Brendshëm.

Këshilltari ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj në një prononcim për emisionin “Breaking” në Top News, i është përgjigjur pyetjes së moderatores Sidorela Gjoni nëse presidenti do të bëhej pengesë për dekretimin e Ramës dhe të ministrave.

“Këto janë pikëpyetje pa baza, presidenti i di shumë mirë detyrat kushtetusee, i ka të mirëpërcaktuar ato dhe i ka përmendur edhe Gjykata Kushtetuese në rastin Cakaj dhe Lleshaj, e kështu nuk më duket një reagim me vend. Presidenti do të ushtrojë detyrat e tij kushtetuese në mënyrat më të mirat e mundshme, kemi një procedurë për shkarkimin, kemi një Parlament të përfunduar do të mbyllet Kuvendi i ri për të filluar legjislaturën. Duhet të tregojë frymë bashkëpunimi dhe luajaliteti, sipas vendimit të GJK, nëse kjo do të ekzistojë, fryma, dhe nuk ka pse të krijohen kriza”, tha Dervishaj.