Transmetuar më 15-07-2021, 15:47

Të paktën 2 ose 3 persona ndër 50 të testuar për koronavirus rezultojnë pozitivë, por nuk dihet nëse kanë mutacionin britanik Alfa apo atë indian Delta.

Pohimi është bërë sot nga mjekja e familjes ne Qendrën Shëndetësore nr 10 në Tiranë, Xhensila Nazaj.

Ajo tha për RTSH-në se këto ditë është shtuar shume numri i testimeve për shkak të frikës nga mutacioni "Delta“ dhe theksoi se në rreth 50 testime, 2-3 rezultojnë pozitivë.

Shifrat që jep mjekja e familjes janë shumë larg të dhënave ditore që publikon ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH, ka rreth 3 deri 12 raste ditore ndër 2 mijë deri 4500 testime që bëhen çdo ditë. Por nëse i referohemi të dhënave nga mjekja e familjes, kemi çdo ditë të paktën 80 deri 280 të infektuar me kovid.

Mjekja tha edhe se ISHP për çdo rast pozitiv rekomandon hetime të detajuara edhe me test PCR për të verifikuar llojin e virusit nëse edhe Alfa apo Delta.

Mjekja sqaron se me të interesuarit janë të rinjtë të cilët janë edhe më akti në lëvizje.

Mjekët e familjes tërheqin vëmëndjen që qytetarët, sidomos ata që udhëtojnë të mos neglizhojnë asnjë shenjë që kosntatojnë si rrufë, dhimbje fyti, kollë dhe shqetësime kastro-intenstinale.

Çdo shenjë duhet adresuar me urgjencë në çdo qendër shëndetësore ku kryhet testi i shpejtë për të hequr dyshimet për covid.