Transmetuar më 15-07-2021, 16:58

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 4051 testime, 2 të shëruar dhe 13 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 4051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 13 qytetarë në këto bashki:

Pesë raste në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë, Kamëz.

Aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,061 që nga fillimi i epidemisë.

Mjekja jep shifra të tjera nga MSH: Në çdo 50 teste, 2-3 dalin pozitivë me kovid

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 48

Fier 11

Vlorë 11

Elbasan 10

Korçë 8

Shkodër 7

Durrës 7

Lezhë 6

Kukës 2

Gjirokastër 2