Transmetuar më 15-07-2021, 20:17

Një grua me tatuazh simbolin e svastikës (nazizmit) dhe fytyrën e Hitlerit ka tmerruar pushuesit në një plazh në Ukrainë. Të gjithë mbetën të shokuar kur gruaja u zhvesh dhe zbuloi tatuazhin e nazizmit në një plazh të Detit të Zi, para dy ditësh.

Fotot e gruas së re, e paidentifikuar, janë shpërndarë në mënyrë anonime online dhe kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale në mbarë botën.

Portreti Adolf Hitlerit është parë në dorën e djathtë, ndërsa svastika në anën e majtë të vitheve të saj.

Propaganda pro nazizmit dhe simboleve naziste është e ndaluar dhe konsiderohet si një vepër penale që mbart një dënim maksimal prej 5 vitesh burg në Ukrainë.

Ndërkohë e gjithë bota e ka shpallur si një simbol të ndaluar për shkak të historisë së tij që të gjithë e dinë.