Transmetuar më 16-07-2021, 19:31

Çifti i njohur i shoubizit, Orinda Huta dhe Turjan Hysko, një ditë më parë u bënë prindër për herë të parë të një vajze.

Lajmin për ardhjen në jetë të vajzës së tyre e bëri të ditur vetë Hysko, përmes një postimi në “Instagram”.

Ai ndau me ndjekësit foton e parë me vajzën, ku zbuloi edhe emrin e veçantë që i kanë vendosur.

Atara është emri që çifti i vuri të voglës.

Sot, ka qenë Orinda që ka publikuar një foto me Turin dhe Atarën që shfaqen duke fjetur.

"Mëngjesi ynë i parë të tre", shkruan këngëtarja dhe moderatorja e njohur e ekranit.