Transmetuar më 16-07-2021, 19:52

Këngëtari i njohur nga Kosova, Genc Prelvukaj, ka festuar sot ditëlindjen.

Këtë e ka zbuluar vetë ai përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”.

Ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi kur ka qenë i vogël dhe shfaqet i veshur me rroba popullore.

Nuk ka munguar as urimi i partneres së tij, Eni Koçi, ku nëpërmjet një postimi në Instagram, shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen dashuri. Për bashkëshortin tim të mahnitshëm, i cili kurrë nuk pushon së mahnituri mua. Ti je shoku im më i mirë dhe dashuria ime e përjetshme. Të dua me gjithë zemër. Ps. Doja të të merrja diçka vërtetë të mahnitshme për ditëlindjen tënde dhe më pas u kujtova se tashmë më ke mua”.