Transmetuar më 16-07-2021, 20:59

Kompania Blue Origin e Jeff Bezos njoftoi se “personi misterioz që pagoi 28 milionë dollarë për t’u bashkuar me miliarderin e Amazon në udhëtim e parë në hapësirë, parashikuar për më 20 korrik, nuk është në gjendje ta bëjë këtë dhe arsyeja është se nuk ka kohë.

Në vend të tij, apo saj (pasi kompania ka refuzuar të tregojë identitetin e personit) do të udhëtojë 18-vjeçari Oliver Daemen, që do të jetë personi më i ri në moshë që udhëton në hapësirë.

Ai do t’i bashkohet me Ëally Funk, i cili është në moshën 82 vjeç dhe do të bëhet personi më i vjetër ndonjëherë në hapësirë, duke thyer kështu rekordin e miliarderit britanik, Richard Branson, që vetëm pak ditë më parë udhëtoi në hapësirë me anijen e tij në moshën 76-vjeçare. Bezos dhe vëllai i tij Mark përbëjnë pjesën tjetër të pasagjerëve në raketën Neë Shepard.

Blue Origin njoftoi më shumë se një muaj më parë se ankandi për një biletë në udhëtimin historik kishte mbaruar me 28 milion dollarë, por “personi nuk do të tregohet kurrë kush ishte”, thuhej në njoftim.

Të katërt do të nisen në 20 korrik, duke bërë një fluturim të shkurtër deri në hapësirë përpara se të kthehen poshtë në tokë. Blue Origin ka argumentuar se do të jetë fluturimi i parë komercial i këtij lloji, sepse udhëtimi i Richard Branson javën e kaluar nuk llogaritet si i tillë.