Transmetuar më 16-07-2021, 22:10

Sa herë ju ka ndodhur të niseni me pushime, por një incident i vogël t’ju ketë prishur planet?!

Moderatorja Bieta Sulo ka rrëfyer një incident që i ka ndodhur tre javë më parë gjatë një udhëtimi për pushime në Sarandë.

Gjatë emisionit që ajo moderon “Festë në 5”, Sulo tregoi se partneri i saj Alban Dudushi kishte mbetur në rrugë pas i ishte prishur makina.

“Para 3 javësh do të shkonim në Sarandë po ishim vetë i pestë. Më tha eja me makinën time, po jo i thashë se jemi shumë. Nejse u nisëm me dy makina. Unë me dy fëmijët, Albani me të motrën para. Shikoj unë që Albani hap krahun. Makina as jepte dhe as merrte. Albani më tha ikni para me makinës, por e bëja dot unë atë? Jo, nuk e bëja dot ta lija vetëm aty. Dhe u nisëm me makinën e vogël. Pra morali: gratë janë zgjidhja,”-tha Bieta Sulo.