Transmetuar më 17-07-2021, 13:43

Agron Shehaj largohet nga Kuvendi Kombëtar i PD. Ndonëse ishte drejtues politik në Tiranë dhe i ishte parashikuar të mbante fjalim ka refuzuar dhe nuk do të flas.

Kujtojmë se Agron Shehaj ishte një nga kandidatët humbës përballë Bashës në zgjedhjet për kryetar në Partinë Demokratike.

Kuvendi Kombëtar i PD-së nisi mbledhjen rreth orës 11:00. Delegatët janë ftuar të miratojnë propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut. Këto punime janë duke vijuar ende dhe pritet të votohet edhe zgjedhja e 300 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, mandati i të cilit u ndërpre para kohe.