Transmetuar më 17-07-2021, 16:54

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2431 testime, 5 të shëruar dhe 18 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 2431 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 18 qytetarë në këto bashki:

Gjashtë raste në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, 2 në Has, 2 në Sarandë, nga 1 rast në Durrës, një në Fier, 1 në Kurbin, 1 në Kukës, 1 në Lushnje dhe 1 në Maliq.

Aktualisht janë 137 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,072 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 18

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2431

Testime totale 853,542

Raste pozitive 132,665

Raste të shëruara 130,072

Raste Aktive 137

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 55

Shkodër 13

Fier 13

Vlorë 13

Durrës 11

Elbasan 10

Lezhë 10

Korçë 5

Kukës 5

Gjirokastër 2