Transmetuar më 17-07-2021, 17:56

Fitorja në “Euro 2020” vazhdon të lartësojë protagonistët dhe konfirmimi i fundit vjen nga Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, të cilët janë së bashku me pushime në Sardenjë. “Ne vazhdojmë të hamë makarona… po ju?” Kjo është fraza që shoqëron foton e dy shokëve të skuadrës. Në fund të ndeshjes Itali-Angli, mbrojtësi Bonucci bëri ironi me kundërshtarët e tij: “Ju ende keni për të ngrënë pak makarona…”.

Nuk është as e lehtë të harrohet një fitore historike, si ajo e Italisë në “Euro 2020”, të cilën mposhtën Anglinë brenda në shtëpinë e saj në “Wembley”. Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci të cilët, me pushime së bashku në Sardenjë, teksa botojnë në profilet e tyre sociale këtë fotot, duket ende përjetojnë entuziazmin e suksesit të tyre.

Ajo çka shkruhet në foto, i referohet ngacmimeve të Bonuccit në fund të finales kundër “Tre Luanëve” kur, gjatë festimeve euforike, ai u thirri të pranishmëve: “Ju duhet të hani edhe disa makarona. Ju ende duhet të hani disa”. Kampionët e Europës ndërsa pushojnë në plazhet e Sardenjës nuk harrojnë dhe disa thumbime për kolegët e tyre anglezë.

57 grabitje dhe 500 mijë euro mall. Kapet banda shqiptare në Spanjë

Autoritetet spanjolle kanë goditur dhe arrestuar anëtarët e një bande shqiptaro-kosovare që merrej me grabitje dhe e kishte selinë në Madrid.

Mediat spanjolle kanë raportuar se ata akuzohen për 57 grabitje me forcë , përfshirë një të kryer në një shtëpi ku banorët e saj ishin në brendësi. Një total prej 21 personash janë arrestuar për krime të kryera në shumë qytete në Spanjë përfshirë edhe kryeqytetin, Madridin.

Hetimet policore filluan si rezultat i një serie grabitjesh, e para prej tyre e kryer në mars 2019 në Malaga dhe kompania që ra pre e grabitjes paraqiti disa elementë që tregonin se ishin të njëjtit njerëz.