Transmetuar më 17-07-2021, 19:12

Arbana Osmani ka vendosur të bëjë pjesë këtë herë Eduartin në rubrikën e saj të pyetjeve në Instagram.

Eduarti kishte kohë në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve të fansave teksa Arbana e intervistonte.

Sigurisht që shumica e pyetjeve ishte për marrëdhënien e tyre dhe për Diellin.

Eduarti u shpreh se të jetosh me Arbanën është më bukur sesa duket dhe se nuk i dalin 15 sekondat e videos për t’i treguar gjërat e preferuara nga ajo.

Gjëja e preferuar tek Arbana?

-S’mjaftojnë 15 sekondat e story-t për t’i thënë

Si është jeta të jetosh me Arbanën?

-Është më e bukur se ç’duket

Çfarë të nervozon tek Arbana?

-Prapë nuk dalin 15 sekonda

Kur ziheni kush e mban më shumë inatin?

-Unë

Si je ndjerë kur je bërë baba?

-Çuditshëm (përlotet)

Dielli kujt i ka ngjarë më shumë?

-Mua