Transmetuar më 17-07-2021, 21:51

Momenti kur Giorgio Chiellini tërhoqi Bukayo Sakan nga jaka është bërë një meme virale dhe tani është përjetësuar gjithashtu si një tatuazh në krahun e një tifozi italian.

Ishin minutat e fundit e kohës së rregullt në finalen e Euro 2020 në Wembley kur talenti anglez tentoi të kërcënonte portën e Italisë nga mesfusha.

Kapiteni i Italisë, Chiellini e dinte se çfarë mund të ndodhte po ta linte Sakan të kalonte, duke e ndaluar atë me një kapje nga jaka e fanellës.

Imazhi u kthye në një meme në situata të ndryshme, por ajo tani ka kaluar një hap më tutje.

Dikush ka bërë një tatuazh në krah Chiellinin që tërheq Sakan mbrapa që ai mos të arrijë trofeun e Kampionatit Evropian, i cili tashmë është zbukuruar me shirita jeshilë, të bardhë dhe të kuq.