Transmetuar më 17-07-2021, 23:36

Landi Hysi këngëtari i grupit West Side Family u bë më herët baba për herë të parë.

Ai u bekua me një djalë, të cilën e pagëzuan me emrin Lukas.

Këngëtari publikoi në Instagram një foto me djalin dhe imazhin e tij e mbuloi me një emoji.

Lukas i ka ndryshuar jetën këngëtarit, i cili sot feston ditëlindjen e parë si baba.

Partnerja e tij, ka ndarë në rrjete sociale foton më të bukur të Landit me të voglin, i cili fle gjumë mbi shpinën e tij.

“Gëzuar ditëlindjen papito”- shkruhet në foton e publikuar.