Transmetuar më 19-07-2021, 14:27

Nuk mbarojnë problemet për Fjolla Morinën. Këngëtarja kosovare është arrestuar në ambientet e një lokali në pronësi të saj, rreth 10 muaj pasi zyrtarisht ishte shpallur në kërkim për trafik armësh.

Në fakt, këngëtarja nuk është fshehur aspak gjatë gjithë kësaj kohe. Jo vetëm është arrestuar në lokalin e saj, por gjatë kohëve të fundit ka publikuar në rrjetet sociale fotografi të ndryshme ku ndodhej në destinacione luksoze jashtë Kosovës.

Fjolla u arrestua në pikën kufitare të Morinës, në shtatorin e vitit të kaluar, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri, tip pistoletë, me 23 fishekë.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji, por këngëtarja në atë deklaroi se arma i përkiste asaj dhe dy personat nuk ishin ne dijeni.