Transmetuar më 19-07-2021, 20:02

Ardhja e stinës së pushimeve ka bërë qe te rritet numri i udhetareve permes aeroportit te Rinasit. Per te normalizuar udhetimet, Aeroporti i Rinasit ka bërë një njoftim të rëndësishëm, për të gjithë qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë përmes këtij aeroporti.

Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga Aeroporti i Rinasit në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare, sidomos Italia, si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave, sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni, TIA ka dhënë një njoftim të rëndësishëm ku sugjeron që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit.

“Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni”, thuhet në një njoftim.

Aeroporti i Tiranës thotë se është në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta, dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta.

Njoftimi i TIA:

Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport

Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare – sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave – sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni – sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit.

Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.

Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta.

Ishte duke zënë peshk, bie në kontakt me energjinë elektrike dhe humb jetën. Njoftimi i policisë

Ishte duke peshkuar, kontakti me energjinë elektrike i merr jetën 55