Transmetuar më 19-07-2021, 20:57
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Prishtinë -Podujevë.

Në aksident janë përfshirë tre mjete dhe një autobus.

Si pasojë e aksidentit, 9 persona kanë mbetur të plagosur.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./noa.al/