Transmetuar më 19-07-2021, 22:18

32,760 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri.

Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, këtë mbrëmje.

Në total në vendin tonë kanë mbërritur 1,611,550 vaksina kundër koronavirusit.

Në postimin e tij, Rama shkruan se vaksinimi do të vijojë me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend.

"32,760 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke çuar në 1,611,550 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend. Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend", shkruan Rama.