Transmetuar më 21-07-2021, 17:29

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2516 testime, 23 raste të reja dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë thotë se më 24 orët e fundit janë kryer 2516 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 23 qytetarë, në këto bashki:

Shtatë raste në Tiranë dhe Has, 4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnje, Sarandë.

Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,097 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 23

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2,516

Testime totale 865,474

Raste pozitive 132,763

Raste të shëruara 130,097

Raste Aktive 210

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 91 Elbasan 21 Durrës 21 Vlorë 18 Kukës 16 Shkodër 14 Lezhë 13 Fier 11 Korçë 4 Gjirokastër 1