Transmetuar më 22-07-2021, 11:38

Ekzistenca e UFO-ve ka ngjallur shpesh kërshëri dhe debate. Disa i kanë cilësuar teori konspirative, të tjerë janë përpjekur të japin prova dhe fakte për ekzistencën e tyre.

Së fundmi po flitet për një video 23 minuta të gjatë, në të cilën pretendohet se lëvizin UFO në një trajektore të çuditshme.

Ishte Luis Elizondo, personi i cili drejtoi Programin dhe zbuloi ekzistencën e këtyre pamjeve, ndërkohë që presioni ndaj SHBA për të thënë të vërtetën në lidhje me UFOT-t po vjen gjithnjë e në rritje kohët e fundit. Elizondo, një ish-oficer i inteligjencës i cili dha dorëheqjen nga Pentagoni në 2017-n, tha se e kishte parë këtë video, të cilët e përshkruajti si të habitshme. Ai zbuloi informacione teksa dha intervistë në YouTube për kanalet Witness Citizen UAP dhe Fade to Black.

Elizondo, sipas The Sun, konsiderohet si autoritet drejtues në subjektin UFO dhe e hetoi fenomenin me AATIP derisa kjo njësi u shkri në heshtje në vitin 2012. Videoja në fjalë tregon disa objekte jashtëtokësore që lëvizin në mënyrë të çuditshme, të pakuptueshme për njerëzit dhe të dhënat u regjistruan nga Marina Amerikane.