Transmetuar më 22-07-2021, 17:34

Kovidi në Shqipëri po vijon të ketë luhatje numrash të të infektuarve duke u shtrirë thuajse në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit u regjistruan 34 raste të reja ndër 3348 testime të bëra. Një ditë më parë ishin 23 të prekur ndër 2516 të testuar kurse ditën pararendëse, 43 të infektuar ndër 3526 testime.

Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e sotme se janë kryer gjithsej 3348 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 34 qytetarë, në këto bashki:

Shtatë raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar.

Aktualisht janë 232 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,109 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 34

Të shëruar në 24 orë 12

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3348

Testime totale 868,822

Raste pozitive 132,797

Raste të shëruara 130,109

Raste Aktive 232

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93 Vlorë 25 Durrës 22 Kukës 21 Elbasan 18 Shkodër 14 Lezhë 14 Fier 12 Korçë 7 Berat 5 Gjirokastër 1