Transmetuar më 22-07-2021, 21:20

Prezantuesja e njohur Orinda Huta, në vite këngëtare, ka prezantuar pasditen e sotme për publikun, vajzën e sapolindur, Atara.

Vogëlushja sot ka mbushur një javë që erdhi në jetë dhe për Orinda, kjo është një mrekulli. Ajo tregon se po e shijon shumë lindjen e bebes së saj:

"Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falënderoj Zotin çdo çast për këtë bekim.

Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. Atara jonë, kurore e bekuar e dashurisë tonë 14 vjeçare". /noa.al