Transmetuar më 22-07-2021, 21:36

Prej kohësh janë bërë publike krisjet mes kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli dhe Kryeministrit Rama. I pyetur lidhur me sulmet dhe zërat kundër tij, kryebashkiaku i Vlorës, ka thënë se këto i ka marrë si një mënyrë pozitive për të promovuar Vlorën.

Siç dihet krisja lindi kur Rama i kërkoi që të dilte në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit dhe të linte bashkinë, por Leli nuk iu përgjigj. Pikërisht këtu nisi krisja e marrëdhënieve të tyre që duke se edhe sot vijon përplasja.

Ndërkohë gazetari Eni Shehu e ka pyetur Lelin, se si do i përgjigjej një ftese nga Partia Demokratike, por Leli ka theksuar se nuk e ka çuar kurrë një gjë të tillë ndërmend.

Eni Shehu: Nëse do të afronte PD do shkoje?

Leli: Nuk ka lidhje fare. Nuk është gjë që e kam menduar dhe nuk më shkon në mendje”

Eni Shehu: E kishe menduar që punët do shkonin kështu?

Leli: Po shkon në një drejtim që qyteti e ka pritur dhe mirëpritur. Do ketë hapa që do e bëjnë Vlorën më të mirë”. AbcNews