Transmetuar më 23-07-2021, 07:51

I bëri karshillëk policisë me Audin e tij duke publikuar foto se udhëtonte me 215 km/h, e pëson keq konkurenti i ‘Përputhen’, Fatjon Kuqari. I riu ka sfiduar së fundmi ligjin duke ecur me shpejtësi marramendëse në rrugë.

Fatjoni, që ka një popullaritet të madh në rrjetin social Instagram, ka publikuar një video në Instastory duke ecur me shpejtësi 215 km/h me makinën e tij Audi. Por ka reaguar policia e cila e ka gjobitur me një shumë prej 40 mijë lekësh të rinj.

Gjoba ndaj Kuqarit,vjen në një kohë kur policia vijon aksionet për ndëshkimin e shoferëve të pabindur dhe sensibilizimin e të rinjve që shkelin rregullat duke u kthyer në rrezik për veten dhe të tjerët. Kujtojmë këtu historinë e Lamborghini-t që u gjobit me 1.7 milion lekë.