Transmetuar më 23-07-2021, 12:11

"Muzika ime e preferuar? Himni i Romës. Është kënga që vërtet do të doja ta dëgjoja shumë fort, çdo javë në Olimpico". José Mourinho nuk ka dyshime, romanizmi tani ka hyrë në venat e tij.

Por, "Roma, Roma, Roma" nuk është vetëm tani në zemrën e “Special One”, edhe kur u përball si kundërshtar me verdhekuqtë ishte kënaqësi për të që ta dëgjonte.

Mourinho e shpjegon atë për kanalet zyrtare të klubit:

"Unë duhet të jem i sinqertë, e kam pëlqyer himnin e Romës edhe si kundërshtar.

Kur isha duke luajtur në ‘Olimpico’, më pëlqente ta dëgjoja atë, të kënduar me kaq shumë pasion. Tani që jam këtu dua ta dëgjoj sa më fort, sa të buçasë stadiumi".