Transmetuar më 23-07-2021, 19:35

Një ngjarje e rëndë me humbje jete ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:00.

Një person është gjetur i pajetë në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia, ku bëhet fjalë për një 30 vjeçar.

“Rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Rimanishtë të komunës së Prishtinës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 30 vjeç. Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në komunikatën e Policisë./noa.al/