Transmetuar më 24-07-2021, 09:38

Juventusi dhe Barcelona do të përballen në turneun prestigjioz "Gamper Trophy", më 8 gusht, në “Camp Nou”. Klubi bardhezi e ka zyrtarizuar këtë lajm të madh, që do t’i papaprijë sezonit të ri futbollistik.

Në fakt, para sfidës midis ekipeve të meshkujve, femrat do të ngjitet në “skenë”. Programi i ditës do të hapet në 18:30 me ndeshjen e femrave midis Juventusit dhe Barcelonës, një sfidë midis kampionëve të Italisë dhe Spanjës.

Më pas, në orën 21:30 do të jetë koha që bardhezinjtë e Massimiliano Allegrit të përballet me Leo Messin dhe ekipin e tij. Ndeshja e këtij viti do të jetë e dyta midis bardhezinjve dhe blaugranave në kuadrin e këtij turneu.

E para u organizua më 24 gusht 2005 dhe përfundoi me fitoren e Juventusit nga penalltitë. 2-2 ishte rezultati në kohën e rregullt, me golat e Del Piero, Trezeguet, si dhe Iniesta e van Bronckhorst. Që na viti 2016 (Sampdoira), asnjë ekip italian nuk ishte ftuar në “Gamper Trophy”.

Teorikisht, kjo do të jetë përballja e radhës mes dy yjeve të futbollit, që kanë dominuar skenën globale të këtij sporti prej mbi një dekadë. Messi kundër Ronaldos, plot 11 "Topa të Artë" në fushë. Sidoqoftë, ky duel duhet marrë me rezerva parimisht.

Për momentin, argjentinasi nuk ka kontratë me Barcelonën. Ai mund të kalojë dhe në ndonjë ekip tjetër, pavarësisht se ka pak gjasa të ndodhë. Messi dhe Barcelona kanë gjetur një marrëveshje të re bashkëpunimi, që nënkupton uljen e ndjeshme të pagës, por zgjatjen e bashkëpunimit edhe pesë vite të tjera.

Nga ana tjetër, Ronaldo nuk ka kërkuar largimin publikisht nga Juventusi, por pret një sinjal nga PSG, për t’iu bashkuar yjeve të tjerë në "Parce des Princes", ky synimi kryesor është Champions-i. Gjithçka varet nga Kylian Mbappe. Nëse francezi shitet te Real Madridi, që të mos largohet falas verën e ardhshme, atëherë gjasat janë që vendin e tij në kryeqytetin francez ta zërë Ronaldo. Me Mauro Icardi në kahun e kundërt, drejt "Zonjës së Vjetër".