Transmetuar më 24-07-2021, 10:15

Luka Modric ka vizituar shtëpinë, në të cilën u rrit si fëmijë. Ajo u shkatërrua fatkeqësisht gjatë Luftës Kroate të Pavarësisë, duke e detyruar futbollistin e sotëm dhe familjen e tij të largoheshin e të jetonin si refugjatë. Nga ajo periudhë e errët, kur kroati shtatshkurtër dhe mjft i dobët shkonte çoban me dhi, deri më sot kanë rrjedhur shumë ujëra. Modric më vonë u shpall nënkampion bote me Kroacinë e tij, si dhe fitoi “Topin e Artë”. Me këtë “valenca” është kthyer të vizitojë shtëpinë gati të shembur, nga i ka rrënjët.

Luka Modric, çoban në moshën 5 vjeçare (VIDEO) - Insporti

HISTORIA E MODRIC 

Të fshehura rrëzë malit të Velebit, me fqinjët më të afërt disa kilometra larg, pemët tani rriten brenda rrënojave pa çati, ku Modric kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij. Gjyshi i lojtarit, i quajtur gjithashtu Luka, jetonte në shtëpinë e pozicionuar në një rrugë malore që kalonte nëpër fshatin Modrici.

Luka Modric, i lindur më 1985, kaloi vitet e tij të para të jetës atje, në fshatin afër Zaton Obrovacki, derisa shpërtheu lufta e pavarësisë së Kroacisë në vitet 1990. Gjyshi i tij u vra nga forcat serbe, shtëpia u dogj dhe familja u largua në qytetin bregdetar të Zadarit, rreth 40 kilometra (19 milje) larg.

Dikur ishte çoban, sot lojtari më i mirë në botë – Epoka e Re

"Kisha dëgjuar për një djalë të vogël hiperaktiv, që vazhdimisht luante me top në korridorin e një hoteli refugjatësh, madje shkonte të flinte me të”, – tha Josip Bajlo, i cili ishte atëherë trajneri i ekipit të parë në klubin e Divizionit të Parë, NK Zadar, ku Modric filloi të bënte emër për veten si lojtar i shkëlqyer.

Sapo Bajlo pa Modric duke luajtur, e regjistroi atë në shkollën e futbollit të klubit, ku menjëherë u dallua. "Ai ishte një idhull për brezin e vet, udhëheqës, i talentuar. Fëmijët e tjerë panë tek ai qysh atëherë elementë të vërtetë futbolli”, – shtoi Bajlo për "AFP".

Lufta e viteve 1991-1995 me rebelët serbë, gjatë së cilës Zadari dhe rajoni përreth u bombarduan rëndë, e ashpërsoi Modric, sipas atyre që ishin pranë tij. "Ndodhi një milion herë që, teksa stërviteshim, predhat na fluturonin sipër kokës. Me vrap iknim në strehimore”, – kujton shoku i fëmijërisë, Marijan Buljat, i cili stërvitej dhe luante me Modric, ndërsa u rrit.

36-vjeçari, vetë një ish-lojtar profesionist, qëndroi pranë Modric gjatë viteve të fëmijërisë dhe beson se një sfond kaq i vështirë kontribuoi në karakterin dhe forcën mendore të kapitenit të Kroacisë: "Është sigurisht një nga faktorët që kontribuan…, që e shtynë atë të bëhej një nga më të mirët në botë".

Tetorin e kaluar, Modric u emërua për herë të tretë në ekipin “FIFPro”, të zgjedhur nga mijëra lojtarë profesionistë. Më 2015, ai u bë kroati i parë i votuar në “FIFPro XI”. Ish-klubi i tij, NK Zadar, tani i rënë në divizionin e tretë të Kroacisë, ka merita në zbulimin e talentit Modric.

"Luka është për Zadarin një Zot futbolli”, – tha Slavko Strkalj, 66 vjeç, punëtor në pension i metaleve. Modric u largua për te Dinamo Zagreb në vitin 2000, më pas u bashkua me klubin e Premier League, Tottenham Hotspur, më 2008. Pastaj u rrëmbye nga Real Madridi më 2012.

Popullariteti i tij në Kroaci dhe imazhi si njeri modest e familjar u dëmtuan nga dëshmia e bërë gjatë gjyqit për korrupsion shumë milionësh të ish-shefit të Dinamo Zagreb, Zdravko Mamic. Dëshmia e Modric mbështeti çështjen e Mamic kundër akuzave për korrupsion, duke zemëruar shumë tifozë, që e panë gjyqin si një shans për të pastruar sportin e shkatërruar nga korrupsioni.

Prokurorët përfundimisht akuzuan Modric për dhënien e dëshmive të rreme, një vepër që mbart një dënim deri në pesë vite burg. Por, aktakuza ende nuk është miratuar nga një gjykatë dhe lojtari aktualisht nuk kërcënohet me arrestim. Zemërimi mes tifozëve për këtë çështje u vanit shpejt, pas performancës së shkëlqyeshme të Modric në kualifikueset për Kupën e Botës.